Zyrtare: Vetëvendosje vazhdon ta mbajë të kapur KEK-un, si u.d. të kryeshefit e vendosën njeriun e tyre, Bekir Gërgurin

- in Lajme

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka emëruar kryeshef ekzekutiv Bekir Gërgurin dhe zëvendës të tij Ramadan Budakovën.

Ashtu siç raportoi dje Demokracia.com, Vetëvendosje ka vazhduar ta mbaj të ‘kapur’ KEK-un duke emëruar Bekir Gërgurin si u.d të kryeshefit, i cili njihet për afërsinë me partinë në pushtet.

Bekir Gërguri është ish-kandidat i Vetëvendosjes për asamblist komunal në Fushë Kosovë. Ligji për Ndërmarrje Publike e ndalon rreptësisht që në pozita drejtuese të këtyre ndërmarrjeve të emërohen njerëz politik.

DETAJE ZYRTARE NGA EMËRIMI I BEKIR GËRGURIT 

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka bërë të ditur se në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri.

“Gërguri gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK”, njofton KEK-u.

Gjithashtu, sipas njoftimit, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka emëruar Ramadan Budakovën në pozitën e zv.kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij, të cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zëvendëskryeshefit ekzekutiv.

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut thekson se është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike./Demokracia