ZYRTARE: ËNDRRA U BË REALITET, OZIL ËSHTË I FENERBAHCES

- in Sport

Ishte lajmëruar para disa ditësh, por ende nuk ishte zyrtarizuar klubi.

 

Sot është mbyllur gjithçka, Meut Ozil do të jetë pjesë e Fenerbahces në pjesën  mbetur të këtij sezoni dhe në ato tre të ardhshmit.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi turk, që lajmëron se ka arritur marrëveshjen me Arsenalin për transferimin falas të yllit të kombëtares gjermane.

Ozil largohet pas 7 vitesh e gjysmë nga Arsenali, ku ishte për pjesën më të madhe të kohës ylli i tifozëve dhe lë pas gola e asiste të paharrueshëm në Londër. /RTK