ZVICRA KALON NË ÇEREKFINALE TË EURO 2020 PASI MPOSHTI ME PENALLTI FRANCËN, ATJE E PRET SPANJA

- in Sport

Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar më tutje në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020 pasi e ka mposhtur Kombëtaren e Francës pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.

Rezultati pas 90 minutave të para ishte 3-3 dhe që nuk ndryshoi pas 30 minutave vazhdime, përcjellë KosovaPress.

Ne panallti Zvicra u tregua më e mirë dhe kështu kaloi në çerekfinale ku do të ballafaqohet me Spanjën.

Kylian Mbappe e humbi penalltinë vendimtare./KP