Zjarr në fabrikën e ngjyrave në Ferizaj

- in Lajme

Është lokalizuar zjarri i cili kishte përfshirë një objekt afarist të ngjyrave në rrugën magjistrale  Ferizaj – Prishtinë në fshatin Babush.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se për rastin janë njoftuar rreth orës 19:56 përderisa ka theksuar se nuk ka të lënduar.

“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, kishte deklaruar më parë Veseli.

Në Ferizaj disa herë radhazi ka patur objekte të shumta afariste të cilat janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e këtyre zjarreve ka pasur edhe persona të vdekur e të lënduar./Telegrafi/