Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka konstatuar të mbyllur procesin e votimit e raundit të dytë për të votuar për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që ka nisur procesi i numërimit të votave.
Raundi i parë me dy përsëritjet e tij dështuan pasi që kuorum kishte, por asnjëri nga dy kandidatët për president nuk arritën t’i sigurojnë votat për president.
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani në përsëritjen e dytë të raundit të parë siguroi 69 vota, ndërsa kundërkandidati i saj Nasuf Bejta nuk ka siguruar asnjë votë. Vota të pavlefshme ishin 12.
Në sallë plenare ku po mbahet seanca janë aktualisht 84 deputetë, të pranishëm janë të gjithë deputetët e LVV, LDK, ndërsa në sallë ndodhen edhe deputet e pakicave jo serbe përfshirë edhe deputetët Adem Hoxha dhe Fadi Gashi, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën e djeshme. Ndërsa, në sallë ndodhet edhe Albena Reshitaj nga AAK nga i cili subjekt nuk po merr pjesë asnjë deputet tjetër.
As nga PDK-ja nuk ka të pranishëm në sallë. E përkundër që ishin prezent, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj treshja e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në votim edhe pse janë në sallë të pranishëm. Madje Driton Selmanaj me të nisur votimi i raundit të dytë të votimit doli nga salla plenare./B.Ibishi//KP