Zgjedhja e presidentit, KDI kërkon evitimin e zgjedhjeve të reja

- in Lajme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës në dy votimet e raundit të parë ka dështuar në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës pritet të shkojë sonte në votimin e tretë të raundit të parë për president, KDI thotë se përsëritja e dyfishtë të raundit të parë, respektivisht dështimi i këtyre procedurave në mungesë të kuorumit të nevojshëm, është një zhvillim i paprecedentë në historinë politike të Kosovës.

“Kjo shpërfaqë mungesën e seriozitetit të subjekteve politike në formimin e institucioneve dhe përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në vend, atë të zgjedhjes së presidentit/es. Kërkojmë nga subjektet politike që të përfshihen në konsultat të nevojshme, në funksion të arritjes së konsensusit për përmbylljen e kësaj procedure”, thekson KDI, duke shtuar se në një situatë të tillë pandemike, me probleme të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, zgjedhjet nuk duhet të shihen si opsion nga asnjë prej subjekteve politike./KP