Zemaj: LDK pro tërheqjes së trustit, forma të rishikohet

- in Lajme

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, sot para medieve ka shpalosur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me propozimin e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, për tërheqjen e 30% të trustit.

Zemaj, tërheqjen e trusit e ka cilësuar si nëvojë të qytetarëve, mirëpo ka thënë se forma duhet të bëhet asisoj, që të mos dëmtohet e ardhmja pensionale e tyre.

Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë publik për këtë çështje, dhe me vendim të qeverisë presim që të shkojë kjo në procedurë të rregullt. Është nevoja e qytetarëve për një tërheqje të tillë, duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve. Jemi në përkrahje të tërheqjes të një shume të caktuar të parave, por kjo do të duhej të bëhej në atë mënyrë duke mos e dëmutar të ardhmen pensionale të qytetarëve. Forma dhe mënyra e tërheqjes së këtyre mjeteve duhet të rishikohet”, tha Zemaj./Nacionale