Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se “Turqia po luan një rol ndërmjetësues në luftë nga njëra anë dhe po përgatitet të presë turistët rusë nga ana tjetër”, duke shtuar se ky është një “standard i dyfishtë”, raporton euronews.
Ndërsa një përgjigje zyrtare nuk është marrë ende nga Turqia, kreu i partisë opozitare MHP, Devlet Bahçeli tha se “do të ishte më mirë nëse Zeklenskiy do t’i besonte kombit turk”.
Ndërkohë, Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Ankara, bëri një deklaratë për këtë temë dhe njoftoi se lajmi në shtypin grek është servirur qëllimisht duke e shkëputur atë nga përmbajtja.
Bodnar tha se “Përpjekjet e administratës për të shkruar qëllimisht disa pjesë të deklaratave publike që janë shkëputur nga përmbajtja nuk mund të hedhin hije mbi partneritetin strategjik Ukrainë-Turqi”.
Çfarë tha Zelensky për shtypin grek?
Në një intervistë për televizionin grek ERT, Zelenskiy në pyetjen e gazetarit: “Ndërsa Turqia luan një rol paqësor në luftën Rusi-Ukrainë, ajo po sfidon Greqinë me ushtrinë e saj, a nuk është kjo një kontradiktë”?, u përgjigj:
“Kur jeni në luftë, ju duhet të bëni gjithçka për të bashkuar të gjitha vendet rreth jush, duke përfshirë vendet me armiqësi historike mes tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur këto vende në anën tonë, sepse ne kemi nevojë për partnerë.”
“Përndryshe nuk mund ta mposhtim Rusinë. Këtu do të jem plotësisht i sinqertë, kemi mbështetjen e Greqisë dhe Turqisë. Por kemi gjithashtu pyetje që duam t’i bëjmë si Greqisë dhe Turqisë. Çdo vend ka interesat e veta.”
“Jam mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë. Ne dëshirojmë që të gjithë grekët të na mbështesin. Nga ana tjetër, ne e dimë se një të ardhur të rëndësishme të ekonomisë greke vjen nga turizmi. Edhe turistët rusë kontribuuan ndjeshëm në ekonominë greke për shume vite.”
“E njëjta gjë vlen edhe për Turqinë. Nga njëra anë, Turqia luan rolin e një ndërmjetësi për të mbështetur Ukrainën. Nga ana tjetër, ajo bën përgatitjet turistike për turistët rusë, për shembull. Këtë e shohim edhe ne. Si kryetar shteti unë do të doja të kisha marrëdhënie miqësore. Por në këtë mënyrë Jo. Më duhet ta them. Ju nuk mund ta trajtoni këtë çështje në atë mënyrë. Ky është një standard i dyfishtë. Kjo nuk është e drejtë. Prandaj tërheq vëmendjen e Turqisë në këtë pikë sepse duhet bërë një zgjedhje. Jeni në anën e së vërtetës apo jo?”, citohet të ketë thënë Zelensky./Kosovarja-ks.com