ZEFI AFËR KALIMIT TE GJIGANTI ITALIAN

- in Sport

Futbollisti me origjinë shqiptare Kevin Zefi pritet t’i bashkohet Interit. Sulmuesi 15-vjeçar i lindur në Irlandë nga prindër shqiptarë është pranë firmosjes me gjigantët italianë.

 

Mediat britanike raportojnë se futbollisti i Shemrok Roversit pret vetëm zyrtarizimin si pjesë e zikaltërve.

Djaloshi është golashënuesi më i ri në Irlandë teksa ka realizuar ndaj Longford Taunit. Raportohet se Interi do të paguajë tarifën e kompensimit Shemrok Roversit.

Zefi përfaqëson Irlandën U-15 ku deri tani ka realizuar 6 gola në 10 ndeshje. /RTK