Zdrukthtarit në Han të Elezit i ndodh e papritura: Gjen mbi 100 fishekë brenda lisit

- in Lajme

Një 37-vjeçar që merret me zdrukthtari në Han të Elezit gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që hasi në diçka të pazakontë gjatë kohës që po punonte në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ai ka njoftuar Policinë se brenda një druri të cilin e kishte prerë, ka gjetur mbi 100 fishekë, gëzhoja e predha.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin ‘Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve dhe municionit’.

/GazetaSinjali/