ZBULOHET PROPAGANDA E EKIPIT TË AGIM BAHTIRIT:PUBLIKUAN SONDAZH TË RREJSHËM

- in Lajme

Eksponentë të kandidatit Agim Bahtiri, gjatë ditës publikuan një sondazh, duke thënë se “u bë nga kompania e njohur `Alternativa-Ks`”.

 

Zbulohet propaganda e ekipit të Agim Bahtirit: Publikuan sondazh të rrejshëm, kompania u “krijua” para 10 ditësh

Por kjo kompani del e njohur vetëm për ekipën e Agim Bahtirit, pasi data e themelimit të saj nuk figuron për shumë gjatë.

Sipas gjetjeve, ky domen i gjoja kompanisë është krijuar para rreth 10 ditësh, më datë 30 shtator, shkruan Jepi Zë.

Duke kërkuar në webin e saj, del se nuk ka asnjë sondazh tjetër të publikuar, por vetëm atë ku nxjerr fitues Agim Bahtirin.

Madje, edhe emri i kësaj kompanie del i vjedhur. Një organizatë humanitare në Kosovë që operon në rajonin e Dukagjinit e mban këtë emër.

Duhet theksuar se ky sondazh i montuar korrespondon me pikën katër të agjendës propaganduese të ekipës së Bahtirit ndaj kundërkandidatit Bedri Hamza.

Sidoqoftë, vetë Albin Kurti dje kishte folur për sondazhe të paqena, ndërkohë që ekipa e kandidatit të tij e publikoi një të tillë pikërisht dje.