“Big Brother VIP” është absolutisht formati televiziv më i shikuar në botë, ku vitin e kaluar ky format erdhi edhe në Kosovë, duke shënuar një sukses të paparashikueshëm.
“BBVK” po rikthehet së shpejti në ekran , me edicionin e dytë dhe kurreshtja për të ditur se kush janë banorët, është e madhe.
Drejtoresha e kastingut, Liberta Spahiu, sot ka nxjerrë trupin e njërit prej konkurrentëve, por jo edhe fytyrën.
“Çfarë djali po ju pret këtë sezon në BigBrother”, ka shkruar ajo.
