Nga Aurenc Bebja, Francë Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin « Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle », të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.
Sulltani, në pamundësi të mposhtë « vëllain » e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes.
Letra1 Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir.
Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, i shkruajtur në gjuhën frënge. Letra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461″>1461 : « Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.
I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.
Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.
Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.
Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.
Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.
Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.
Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.
Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj.
Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.
Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.
Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461″>1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit. »
Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461″>1461 : Gjerjg Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.
Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde.
Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).
E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet. Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.
Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë.
Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur !
Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.
Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.
Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde.
Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).
Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur. /Infokosova/