Zbulohet data dhe vendi ku do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri

- in Lajme

Mbledhja e radhës e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, pritet të mbahet më 14 qershor, në qytetin e Gjakovës.

Ministrat shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.

/GazetaSinjali/