Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes [VV], Visar Ymeri për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria Kurti nuk dallon nga qeveritë e tjera.
Ymeri thekson se deri më tani kryeministri Albin Kurti ka qeverisur ad-hoc me vendimet të momentit dhe se nuk ka plan afatgjatë për zhvillimin e vendit.
“Në përmbledhje kjo Qeveri deri tash nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim kush e di se çfarë e aq më pak vullnet për transformimin e shoqërisë, premtim ky me të cilin kanë ardhur në pushtet LVV-ja. Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, i vetmi dallim që mund të thuhet është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh, afera korrupsioni me përjashtim të akuzave të fundit që janë bërë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z.Berishaj”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se qeverisja e Kurti ka ngecje në disa sektorë. /Nacionale.com