Pas serisë prej tri fitoreve radhazi, Chicago Fire është ndalur me barazim në MLS.
Të shtunën mbrëma, skuadra ku aktivizohet Xherdan Shaqiri barazoi pa gola me Atlanta Unitedin, shkruan Gazeta Express.
Si zakonisht, futbollisti nga Kosova ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen – por kësaj radhe nuk ia doli të ndihmonte skuadrën e tij.
Në fakt, Shaqiri e gjeti rrugën për te goli në minutën e 54-të, por goli i tij, që mund të ishte goli i fitores për Chicagon, u anulua pas rishikimit në “VAR”.
Ndryshe, Chicago Fire renditet në pozitën e tetë në tabelën e Konferencës Lindore, pas 23 xhirove të zhvilluara atje.
Chicago Fire është vetëm dy pikë prapa pozitës së shtatë, e cila e dërgon në “Play-Off”. /Gazeta Express/