Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka reaguar ndaj raportimeve për pasurinë e tij.
Haliti ka mohuar të ketë objekte afariste dhe nëntë vetura. Kjo pasi që siç tha ai, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ia ngatërroi të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare me atë të ish-deputetit Xhavit Ukaj.
Sqarimi i plotë i Halitit:
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Dje disa media kanë raportuar pasaktësisht për pasurinë e përbashkët familjare të raportuar në Agjencinë kundër Korrupsion.E vërteta është se nuk kam as objekte afariste e as nëntë vetura.Të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj. (Shih linkun: https://k-ks.org/…/decl…/2020/Kuvendi/Xhavit Uka11.pdf).Kurse të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare të raportuara nga unë më 20.04.2021 në Agjencisë kundër Korrupsion, mund t’i gjeni në këtë link: https://akk-ks.org/…/Kuvendi i…/Xhavit Haliti.pdfVlerësoj se ky lajm është sponsorizuar si çdo herë tjetër në prag të Konventës së PDK-së, me qëllim të zbehjes së imazhit tim dhe të PDK-së, gjithashtu.Për këtë rast, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur të vërtetën, duke i paditur të gjithë ata që shpifin kundër meje për qëllime të caktuara.