“Xhamadani vija vija”, Rama ia merr këngës në Austri (Video)

- in Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ne Austri ku do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”.

Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama shfaqet me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Me shqipet në malet e Europës”, shkruan kryeministri. Pas prezantimit me ta, Rama u kërkon të rinjve që të këndojnë së bashku këngën patriotike të shqiptarëve, “xhamadani vija vija”.

/GazetaSinjali/