Vushtrria shpall gjendje emergjente pas vërshimeve, priten evakuime

- in Lajme

Pas vërshimeve të mëdha dhe daljes nga shtrati të lumit Tërstena gjatë orëve të mbrëmjes, Vushtrria ka shpallur gjendje emergjente, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në terren.

Gjithashtu, qytetarëve të cilët banojnë afër Lumit Podranqa dhe Tërstena u është bërë thirrje që të përgatiten për evakuim.

Këtë e konfirmoi edhe vet Idrizi, i cili apeloi qytetarët që të kenë kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike, sidomos pjesa e Qytetit.

/GazetaSinjali/