Vuçiq nga Brukseli njofton se do t’i takojë serbët e Kosovës të dielën

- in Lajme
epa09208380 Serbian President Aleksandar Vucic talks to media at press conference after meeting with Czech President Milos Zeman at Prague Castle in Prague, Czech Republic, 18 May 2021. Vucic is on three-day state visit to Czech Republic. EPA-EFE/MARTIN DIVISEK

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka caktuar një takim me serbët në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Vuçiq nga Brukseli ku po zhvillon takime me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se takimi do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, shkruan Novosti.

Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

/GazetaSinjali/