VUÇIQ I QUAN SERBE HEKURUDHAT NË VERI TË KOSOVËS

- in Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur serbe hekurudhat enë veri të Kosovës.

 

Ai pas takimit me presidentin e Francës Emmanuel Macron në Paris, ka thënë se Prishtina dëshiron të ndërtimin e hekurudhës për t’u lidhur me Rashkë dhe Kralevë, e që sipas tij, kjo do të nënkuptonte se autoritetet e Kosovës do t’i merrnin ato hekurudha. Ai i ka quajtur ato “hekurudha serbe në veri të Kosovës”.

Vuçiqi ka folur edhe për dialogun dhe ka thënë se për zgjidhje duhet vullneti i dy palëve, e që sipas tij, tash për tash mungon nga Kosova.

“Serbia do të presë të shohë nëse Prishtina të paktën marrëveshjen e Washingtonit do ta përmbushë”, ka thënë Vuçiqi, njofton b92.

Me zotimet e firmosura në Washington, Kosova e Serbia janë pajtuar edhe për ndërtimin e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Nishit, por jo edhe me Rashkën, për çka do të duhej që linja të kalonte përmes veriut./RTK