Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera-s Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Ajo u godit nga një plumb të mërkurën ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, transmeton Reporteri.net.
Ajo u deklarua e vdekur në spital, njoftoi ministria.
Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por videot e incidentit tregojnë se Abu Akleh u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera.
“Ajo që dimë për momentin është se Ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar vdekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet në Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytetin, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë”, tha Ibrahim.
“Siç mund ta imagjinoni, kjo është një tronditje për gazetarët që kanë punuar me të.”
Duke folur mes lotësh, Ibrahim tha se Abu Akleh ishte një “gazetare shumë e respektuar” e e cila ka punuar me Al Jazeera që nga fillimi i Intifadës së dytë palestineze në 2000. /Reporteri.net