Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në shtetin afrikan të Malit, ku 4 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara u ekzekutuan me armë zjarri në qytetin veriut të Aguelhok.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një deklarate nga OKB, ku konfirmohet se persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve, duke lënë edhe disa të plagosur, raporton A2.
“Helikopterët u dërguan në vendin e ngjarjes për të evakuuar personat e plagosur”, thuhet më tej në deklaratë./KP