Vrasja në Ferizaj/ Policia plagosi me armë zyrtare të dyshuarin pasi s’përfilli udhërin “Ndal”

- in Lajme
Police Car with Lights. Law Enforcement themes.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë në komunën e Ferizaj.

Sipas komunikatës, dyshohet se personi me inicialet Q.J i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Mënjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës ku me të vërejtur të dyshuarin me armë zjarri i kanë dhënë udhërin që të ndalet por i njëjti në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuari.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërjetur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit .

I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në komunikatë”.

Ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë./IndeksOnline/