Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Ai po akuzohet për vrasjen e ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, më 4 gusht të vitit 2023, në Prishtinë.
Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. P, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses/Demokracia