VRASJA E GEORGE FLOYD, ISH-OFICERI DËNOHET ME MBI 22 VITE BURG

- in Rajoni dhe Bota

Ish-oficeri amerikan, Derek Chauvin është dënuar me 22 vite e 6 muaj burg për vrasje ne George Floyd. Ish-oficeri i policisë u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në prill që solli një valë protestash në SHBA dhe mbarë botën kundër racizmit.

Gjyqtari Peter Cahill lexoi një memorandum prej 22 faqesh ku argumentohej dënimi i Chauvin me 270 muaj burg.

Ai tha se kishte dhënë dënim kaq të rëndë për shkak të faktorëve rëndues. Gjyqtari tha se ish-oficeri ka abuzuar me besimin dhe autoritetin”, raporton euronews.al.

Ndonëse gjyqtari foli për dhimbje të madhe për familje ne Floyd ai tha se vendimi është bazuar mbi analizë ligjore dhe nuk bazohet mbi emocionet apo keqardhjen.

Vrasja e George Floyd shkaktoi në të gjithë botën një valë demonstratash kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga policia.

Ngjarja e rëndë erdhi pasi Floyd bleu një paketë cigare në dyqan, shitësi mendoi se kishte përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar dhe i telefonoi policisë pasi Floyd refuzoi t’i kthente cigaret.

Kur oficerët e policisë mbërritën, e nxorën nga makina dhe e prangosën. Floyd nisi të bërtiste në momentin që po tentonin ta fusnin në makinën e policisë duke u thënë se ishte klaustrofobia (frikë nga vendet e mbyllura).

Ata e shtrinë përtokë dhe një nga oficerët i vendosi gjurin pas qafe për gati 9 minuta. Gjatë kësaj kohe, Floyd thirri më shumë se 20 herë se nuk arrinte të merrte frymë. Kur mbërriti ambulanca, ia ishte pa ndjenja dhe u deklarua i vdekur një orë më pas./KP