Voton Adem Hoxha

- in Lajme

Deputeti nga radhët e komunitetit goran Adem Hoxha është bërë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Hoxha nuk ka qenë në seancën e së shtunës dhe mund të jetë vota e 80 që ndihmon për të bërë numrat e nevojshëm.

Po ashtu, ka votuar edhe Albena Reshitaj, një tjetër deputete e cila doli kundër vendimit të partisë së saj, AAK, për të bojkotuar seancën./KP