“Voto për Trustin”, opozita me pankarta në seancën e Kuvendit të Kosovës

- in Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës.

Kjo seancë ka filluar me deklarimet jashtë rendit të ditës.

Si fillim opozita ka vendosur pankarta me mbishkrimin “Voto për Trustin”, në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Pankartat me këto mbishkrim u vendosën në ulësen e zbrazët të kryeministrit Albin Kurti, si dhe të ministrave të Qeverisë.

Ndryshe në Komisionin për Buxhet dhe Financa dje nuk është votuar pro ndryshimit të ligjit për Trustin, nga ku do të lejohej tërheqja e mjeteve pensionale nga 10 deri në 30 për qind.

Pavarësisht kërkesës së qytetarëve dhe opozitës, Qeveria e Kosovës dhe deputetët e VV-së vazhdojnë të jenë kundër kësaj mundësie./Lajmi.net/