Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, kërkesa e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

- in Lajme

Përgjegjësia për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë u mbetet palëve, pra Kosovës dhe Serbisë, kanë thënë nga Brukseli.

Sipas tyre, Bashkimi Evropian vetëm lehtëson dialogun, por nuk luan rolin e arbitrit.

“Në cilësinë e lehtësuesit por edhe garantuesit të marrëveshjeve të dialogut, Bashkimi Evropian i ndjek nga afër aktivitete e të dyja palëve sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së, raporton televizioni publik.

“BE-ja po e lehtëson dialogun ndërmjet palëve. Nuk është arbitër. Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjeve për Energjinë dhe Udhërrëfyesit i takon vet palëve”, tha Stano.

Sipas tij, KOST, KEDS si dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt dhe rregullisht raportojnë në Bashkimin Evropian por edhe Shtete e Bashkuara të Amerikës. Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, Peter Stano i cilëson si të natyrës teknike.

/GazetaSinjali/