Von Cramon: Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën

- in Lajme

 Viola von Cramon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka bërë të ditur se me një shumicë dërmuese Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave tha se ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet.

Von Cramon në një konferencë për media pas miratimit të raportit për Kosovën nga Parlamenti Evropian tha se raporti mund të quhet “i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës” dhe i mbulon çështjet kruciale.

Sipas saj, tashmë me të vërtetë po theksohet në Parlamentin Evropian se liberalizimi i vizave po e bllokon Kosovën.

“Kam qenë në Paris dhe kam folur për këtë çështje dhe jemi munduar sa më shumë të zhbllokojmë situatën… Kanë mbaruar zgjedhjet në Francë dhe shohim se ka një momentum të ri që kjo të zhbllokohet….”, tha ajo/Nacionale