Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe Qeverinë Kurti për ikjen nga përgjegjësia për t’u marrë me rritjen alarmante të rasteve me COVID-19 për t’u marrë me zgjedhje lokale.
Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.
Postimi i plotë:
Mbi 1300 raste të reja sot me COVID. Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë. Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjekësisë familjare, si dhe nëpër qendra mobile. Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Viti, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendose për të parin e Prishtinës.
Për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor, Vitia i ka të njohur kundër kandidaturat për Prishtinë. Nga LDK do të kandidojë Përparim Rama, nga PDK Uran Ismajli, nga AAK Daut Haradinaj dhe nga AKR Selim Pacolli./KP