Vjen suksesi edhe në skitari, Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të skitarisë

- in Sport

Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë femërqë ngjitet në podiumnë një garë ndërkombëtar

Kiana Kryeziu ka hyrë në histori të skitarisë së Kosovës. Ajo është bërë femra e parë që ka fituar medalje në një garë ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë.

Kryeziu fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit. Ajo përfundoi me kohë 2:12.46 minuta.

Pjesëmarrës në garë ishin 18 garuese, ndërsa 12 prej tyre nuk e përfunduan njërin nga dy lëshimet. Bashkë me to ishte edhe Arba Pupovci, që nuk e përfundoi lëshimin e dytë.

Kiana, 17-vjeçare është zgjedhur këtë vit nga KOK-u pjesë e listës prej 24 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021”, që do të marrin bursa mujore nga KOK-u gjatë tërë vitit 2021. /KP