Më në fund, një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar arsyeshëm sa i përket punësimeve skandaloze në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Bëhet fjalë për z. Hysamedin Feraj, i cili shprehet në mënyrë të qartë kundër kësaj dukurie të shëmtuarqë tashmë ka përfshirë edhe partinë në pushtet.
“Diskriminimi, negativ a pozitiv, për dhe në punë(sim) vetëm për shkak të bindjeve politike, bie ndesh vlerave demokratike dhe ligjit.” – ka thënë z. Feraj në një status të shkurtër në Facebook.
Feraj ishte edhe kandidat i partisë së Kurtit për deputet dhe konsiderohet një ndër zërat më të respektuar brenda Vetëvendosjes.
Deri tash, nga Vetëvendosje kanë mohuar skandalin e punësimeve partiake e familjare në KEK përkundër fakteve të pamohueshme.
Gjatë mbërmjes së kaluar, deputeti Halil Thaçi – në qendër të këtij skandali – pranoi se një nip i tij ishte pranuar. Në fakt, përveç nipit (e ku dyshohet të ketë më shumë se një) është e konfirmuar se të punësuar janë edhe të paktën disa kusherinj të tij dhe një djalë i axhës.
Në anën tjetër, ka pasur edhe punësime të shumë aktivistëve të VV-së në këtë ndërmarrje të rëndësishme publike./Nacionale