Çifti Vivien dhe Getinjo duket se janë duke ia kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin.
Mes lajmeve për ndarje apo shtatzëni, lidhja e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe “festa” vazhdon edhe jashtë shtëpisë.
Sot, Vivi feston 30-vjetorin e saj dhe i pari që e ka uruar publikisht ishte partneri, Getinjo.
Me një foto të tortës së ditëlindjes, me qirinjtë me numrin 30, reperi i shkruan fjalët më romantike që kemi dëgjuar prej tij, t’i drejtohen një vajze.
“Më shumë jetë e lumturi së bashku zemra ime”- shkruan Geti krahas postimit, ku tregon se këtë ditë po e festojnë bashkë.
