Vitia: Operatori ekonomik “Pharma Leader” importoi insulina në Kosovë me dokumente të falsifikuara

- in Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e mbajtur për medie, ka bërë të ditur se kompania “Pharma Leader” ka importuar insulina në Kosovë, anipse nuk kishte leje për veprimtari të tillë.

Vitia tregoi se operatori ekonomik “Pharma Leader” dyshohet tashmë se ka ofruar dokumente të falsifikuara gjë që konsiderohet vepër penale.

“Dje me datën 12 qershor jemi njoftuar zyrtarisht se asnjëherë në fakt kompania “Pharma Leader” nuk ka pas asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë”, u shpreh Vitia.

“Në dokumentin e muajit maj 2023 operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi nga “Pharma Leader” në gjuhën angleze me qëllim të konfirmimit të rregullësisë së dëshmisë ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me kompaninë “Pharma Leader” në selinë në Maqedoninë  e Veriut”.

“Nga ana e kompanisë “Pharma Leader” kemi pranuar përgjigjen me shkrim se dëshmia e ofruar nga “Pharma Leader” nuk është valide dhe ata nuk kanë ofruar asnjë dëshmi të tillë”.

Ai tregoi se ministria e Shëndetësisë çdo herë në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje të gjitha kompanive që t’i regjistrojnë produktet.

“Në këtë rast, të gjitha kompanitë prodhuese të insulinave t’i regjistrojnë produktet e tyre në Republikën e Kosovës, për një produkt sa të rëndësishëm aq sa jetik për të gjithë pacientët që janë të varur nga insulinat”.

“Kompania në fjalë nuk ka dashur të aplikoj për autorizim për shkak se nuk ka mundur, nuk ka nuk ka pasur leje nga prodhuesi amerikan. Pyetja që shtrohet këtu nga do i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marr ato amerikane,. Produkte false, kontrabandë apo çka kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë”.

“Këto prova i kemi dërguar në organet e sigurisë. Gjitha shkresat elektronike i kanë organet e sigurisë, ku dyshohet për vepër penale si falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm”.

/GazetaSinjali/