Vitia: Gjendja është nën kontroll, po bisedojmë me kompani prodhuese për sigurimin e vaksinave

- in Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se së shpejti do të arrijë në Kosovë kontingjenti i dytë i vaksinave, donacion nga COVAX, ndërkohë ka theksuar se janë në bisedime me të gjitha kompanitë prodhuese për çka tha se janë në rrugë të mirë për një marrëveshje optimiste.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ministri Vitia tha se për shkak të konfidencialitetit të negociatave nuk mund të jap detaje për marrëveshjet.

Në debatin parlamentar ku po diskutohet rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se gjendja në sektorin e shëndetësisë në Kosovë është nën kontroll.

Vitia: Jemi në bisedime të drejtpërdrejta me kompani prodhuese, për shkak të konfidencialitetit nuk mund të jap detaje

 

“Ndërkohë presim edhe kontingjentin e dytë të vaksinave nga COVAX dhe tani jemi në bisedime të drejtpërdrejta me të gjitha kompanitë prodhuese dhe me disa nga to jemi në rrugë të mirë për të pasur një marrëveshje shumë optimiste. Më vjen keq që për shkak të obligimit për ruajtjen e konfidencialitetit të negociatave dhe marrëveshjeve sot nuk jam në gjendje të u jap më shumë hollësi. Por mund të u siguroj që jemi në rrugë të mbarë që me gjithë akterët që po na ndihmojnë të sigurojmë vaksinimin e nevojshëm për imunizimin e 60% të grupmoshave të qytetarëve të cilëve u lejohet vaksinimi deri në fund të vitit”, tha Vitia.

Në debatin parlamentar ku po diskutohet rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se gjendja në sektorin e shëndetësisë në Kosovë është nën kontroll.

Vitia: Gjendja në sektorin e shëndetësisë është nën kontroll

 

“Gjendja në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, e në veçanti në menaxhimin e pandemisë, falë angazhimit të palodhshëm dhe sakrificës së punonjësve shëndetësor është nën kontroll dhe me tendencë përmirësimi”, tha ai.

Derisa ka folur për menaxhimin e pandemisë gjatë këtij muaji sa është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Vitia ka bërë krahasimin e testimeve me ditët paraprake.

Ai tha se nga data 23 mars deri më 19 prill, janë testuar 111 mijë e 536 raste, kurse nga data 23 shkurt deri më datën 22 mars të këtij viti tha janë testuar 98 mijë e 140 raste.

Vitia tha se raportet flasin për 13.64% testim më shumë në periudhën e fundit.

Vitia: Kemi ulje të rasteve të reja me Covid

 

“Raportimet zyrtare në këto ditë të fundit flasin se kemi një ulje të rasteve të reja me Covid, ulje të hospitalizimeve dhe ulje të vdekjeve, hospitalizimet nga mbi 900 në fundin e muajit mars, në 700 sipas raportimeve të fundit, rastet e rënda me oksigjeno terapi nga mesatarisht 700 ose 750 sa kishim në fund të muajit mars, në 500 respektivisht 550 sipas raportimit në ditët e kaluara. Vdekje nga mbi 10 raste në ditë në më pak se 10 raste, një shifrore do të thotë në disa ditë radhazi. Kapacitetet tona spitalore gjatë kësaj kohe janë liruar për 22%”, tha Vitia.

Ai tha se masat e ndërmarra nga qeveria do të mbesin në fuqi dhe të njëjtat do të përditësohen çdo dy javë, varësisht nga situate epidemiologjike në teren./KP