“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Kievit në një mesazh të transmetuar nëmanifestiminqë po mbahet në Tiranë për t’i solidarizuar me luftën. Vitali Klitschko theksoi se e çmonte shumë këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosoves.
Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.
E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, tha Klitschko.
Qytetarët shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas në vendin tonë janë mbledhur sot në një manifetsim për t’u solidarizuar me luftën. Manifetsimi organizohet nga ambasadori ukraina snë vendin tonë Volodymyr Shkurov. Në marshim ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.