Persona të panjohur kanë hyrë brenda në një xhami në Gjakovë, prej nga kanë marrë një sasi të hollash.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Nusret Gjurkaj ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot në xhaminë e Qylit.
“Sot, më datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares së pasme të Xhamisë së Qylit, N/N persona kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda ku pastaj kanë thyer edhe arkën e Sadakas, ku mblidhen të holla dhe kanë vjedhur 170 euro dhe kanë dëmtuar edhe dy dollapë dhe një kamerë të sigurisë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar”, ka thënë Gjurkaj, duke shtuar se rasti është nën hetime./KosovaPress