VIDEO: Seanca statusore ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

- in Lajme

Ka filluar me disa orë vonesë, seanca e konferencës së 12-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

 

Kjo seancë ishte pritur të fillonte në orën 14:30, por ajo nuk filloi deri rreth orës 16:15 minuta.

Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.