Mbreti Charles ndodhet në Gjermani në vizitën e tij të parë zyrtare shtetërore që kur u bë mbret, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth.
Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla përshëndetën turmën e mbledhur, ku Charles e priste një surprizë.
Në një video të postuar në Twitter nga Rebecca English e Daily Mail, shohim Charles duke përshëndetur turmën e njerëzve duke shtrënguar duart kur një i ri donte t’i jepte kurorën e tij prej letre nga Burger King.