Sot është ditë zie në Kosovë, por njeriu i dytë i shtetit sipas hirarkisë së shtetit, Glauk Konjufca, nuk e ka respektuar as zinë shtetërore dhe ka shkuar në Maqedoninë e Veriut me veturë zyrtare për të bërë fushatë politike për Arben Taravarin dhe VLEN, një grupacion që i ka ngritur tensionet politike mes shqiptarëve atje.

Demokracia.com ka siguruar pamje ekskluzive nga tavolina ku shihen Konjufca dhe liderët politikë që e përbëjnë grupacionin e ri VLEN.
Bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, zija shtetërore është ceremoni solemne e respektit shtetëror e qytetar që zhvillohet në frymën e vlerave më të larta njerëzore dhe parimeve universale të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë të përcaktuar më Kushtetutë. Zija shtetërore, ndër tjerash, shpallet edhe për fatkeqësi të rënda njerëzore që prekin thellë ndërgjegjen e kolektivitetit, sikurse ishte vrasja e dy grave gjatë ditëve të kaluara.
Zija shtetërore shpallet me vendim të presidentit dhe gjithashtu kohëzgjatja e zisë përcaktohet nga kreu i shtetit. /Demokracia.com/