VIDEO: Bënë gara ilegale, policia identifikon dhe gjobit shoferët

- in Lajme

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferët që u xhiruan duke bërë gala ilegale.

Përmes një njoftimi për media, ku policia e ka publikuar edhe videon, ka njoftuar se shoferët janë gjobitur me nga 400 euro.

Veç kësaj, ata janë ndëshkuar edhe me nga katër pikë negative dhe për 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i automjetit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Vlen të theksohet se në dhjetor të vitit që lamë pasë, dy të rinj humbën jetën si pasojë e garave ilegale.

 

/Demokracia