Veturat e mërgimtarëve bëhen llom në Deçan, lëndohen dy persona – VIDEO

- in Lajme

Dy vetura me targa të huaja janë aksidentuar sot në Lëbushë të Deçanit, ku kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Sinjali.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast kanë njoftuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në orën 08:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha zëdhënësi i Policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

/GazetaSinjali/