Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar mbrëmë rrugës për në Gjilan. Vetura zyrtare është goditur nga një veturë civile me të cilën po lëviztë një 24-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, shoferja ka pësuar lëndime, raporton Gazeta Sinjali
Sinjalizues të Sinjalit thonë se shoferja e dyshuar ishte duke lëvizur me një Audi, kur nga trajektorja e djathë ka kaluar në të majtën e ka goditur kështu veturën zyrtare të Mbrojtjes së Afër të kryeministrit.
E dyshuara që ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ai ka treguar se në veturën që u aksidentua s’ka qenë kryeministri Kurti.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.