Veton Berisha: Për herë të parë në historinë e re të Kosovës egjiptianët udhëheqin një ministri

- in Lajme

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) vlerëson lart zgjedhjen e Elbert Krasniqit në pozitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti, pasi që komuniteti egjiptian për herë të parë në historinë e re të Kosovës do të drejtojnë një ministri.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE Veton Berisha ka thënë se përzgjedhja e Elbert Krasniqit në udhëheqjen e një dikasteri ministror vjen si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme të kësaj partie që vitin e kaluar kishin insistuar nga Albin Kurti që një pozitë e tillë politike t’i besohet komunitetit egjiptian.

“Tani me arritjen e këtij qëllimi madhor, ne jemi të bindur se me një pozitë të tillë ministrore do të jetë një adresë, e cila duhet të jetë në dobi të zgjidhjes të secilit problem të komunitetit egjiptian, andaj e ftoj komunitetin egjiptian të kërkojë sa më shumë përgjegjësi dhe zgjidhje të secilit problem nga ministri Krasniqi. Ne si PLE do të qëndrojmë fuqishëm aktiv në përcjelljen e veprimeve dhe mos veprimeve politike, të cilat janë në dobi apo në dëm të komunitetit egjiptian. Ne urojmë Qeverinë Kurti dhe ministrin Krasniqi duke shpresuar në realizimin e premtimeve të tyre”, ka shkruar Berisha në Facebook.

/KP