Vetëvritet një person në Malishevë

- in Lajme

Një person është gjetur i varur me litarë në shtëpinë e tij në Malishevë.

Sipas Policisë, sot rreth orës 13:00 nga QKMF-Malishevë, Stacioni policor në Malisheve është informuar se nga familjaret e tij, ishte sjellur viktima e pa shenja jete.

“I njëjti sipas familjareve, ishte gjetur i varur me litar në shkallët e katit të dytë të shtëpisë së tij. Patrullat policore dhe njësia e hetimeve rajonale- Gjakovë janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë, dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./KP