Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, theksoi pas mbledhjes së Kryesisë se Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimet në lidhje me kërkesën e opozitës për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga kursimet pensionale.
“Kësaj çështje i kemi dhënë përgjigje, unë flas për qëndrimin e grupit parlamentar. Nuk mund të flas për detaje, qëndrimi është i njëjtë për trustin”, tha ai.
“Sot u vendos që seanca e ardhshme të mbahet javën e ardhshme të hënën dhe të ketë takim të kryesisë para seancës. Kjo javë të shfrytëzohet nga komisionet për projektligjet”, shtoi ai për mbarëvajtjen e mbledhjes së kryesisë Rrustemi. /Sinjali/