Vetëvendosje ëshë partia më e pasuruar në Kosovë, ka mbi 700 mijë euro në bankë

- in Lajme

Lëvizja Vetëvendosje mban mbi 700 mijë euro në banka. Partia në pushtet ka rezultuar subjekti më i pasur shqiptar në Kosovë, me mbi 2 milionë euro të hyra në vitin 2023. Në fund të vitit, buxheti i LVV-së rezultoi me suficit prej mbi 700 mijë euro. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin financiar për partitë politike gjatë vitit 2023.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kryeson listën si subjekti politik me më së shumti të hyra në Kosovë, raporton Paparaci.

LVV-ja, gjatë vitit 2023 ka regjistruar të hyra prej më shumë se 2 milionë euro. Shuma më e madhe e të hyrave inkasohet nga fondi i shtetit për mbështetjen e partive politike. Partia e kryeministrit i ka regjistruar 1,990,255 euro të hyra nga buxheti i shtetit, ndërkaq një shumë prej përafërsisht 30 mijë eurove i është shtuar kësaj partie nga donacionet dhe kontributet.

Si donatorë kryesisht figurojnë deputetët e kësaj partie. Deputeti Enver Dugolli është njëri prej donatorëve më të mëdhenj. I ka dhuruar dy herë nga 1 mijë euro për buxhetin e Lëvizjes.

Pas Dugollit si donatorë i lartë shihet edhe deputeti tjetër, Salih Zyba. Ai ka dhuruar gjysmën e shumës së Dugollit, 500 euro.

Nga të hyrat prej 2.052,868 euro, Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar rreth 742 mijë euro. Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar në paga dhe reklama. 180 mijë euro kanë shpenzuar nga kjo parti vetëm për reklama dhe konferenca, ndërkaq 20 mijë euro kanë shkuar për blerjen e një veture.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e pasuruar gjatë vitit 2023, në janar të këtij viti në konton e tyre në bankë kishte 1,322,778 euro.

Partia e dytë më e pasuruar është Partia Demokratike e Kosovës. Sipas raportit, PDK-ja në vitin 2023 ka pasuri 27,053.46. Të pjesa e të hyrave dhe shpenzimeve, bëhet e ditur se PDK në vitin 2023 ka pasur 808,983.00 të hyra vjetore.

Në pozitën e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës.  LDK bëhet e ditur se pasuri afatgjate ka 38,427.99. Të hyra brenda vitit 2023, LDK ka pasur 723,169.92./Demokracia