Gazetari Lirim Mehemetaj ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Prokurori për veprën “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti për përndjekje, teksa fillet e kësaj çështje duket se janë pas një debatit që pati Mehmetaj me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha.
Gazetari Mehmetaj përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se është ftuar për t’u paraqitur në Prokurori për veprën “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas tij, partia në pushtet është vet kriminale e po e akuzon atë.
Mehemtaj ka sqaruar se rastësisht e ka parë thirrjen për të. Ai ka aluduar se atij ishte duke iu përgatitur një arrestim nga pushteti.
“Pushteti kriminalo-banditesk i Albin Kurtit që e pengon prokurorinë me hap rast për Martin Berishajn e ndërhynë për fajdexhi qysh është rasti i vëllait të zëvendës-ministrit të drejtësisë, e nuk e dënon Glauk Konjufcën përkundër se e pranon fajësinë, paska vendos të më përndjek mua. Fatmirësisht, rastësisht mora vesh që është hap ky rast edhe shkova vetë me marrë në Postë thirrjen, se askush s’ma ka sjellë në shtëpi e as nuk ma kishin sjellë derisa do të kalonte afati i paraqitjes. Me siguri për të krijuar ndonjë tip drame të arrestimit.” – ka shkruar Mehemtaj.
“Qeveria e Vetëvendosjes që s’lë kë pa e akuzuar në bazat më të ndyta, e direktuar nga njerëz si Dejona Mihaili, pasi kanë provuar krejt çka është e mundur për të gjetur diçka për mua, e normalisht s’kanë gjetur gjë, po provojnë nëpërmjet rrugëve institucionale me bo përndjekje politike.” – ka shkruar ndër të tjera ai.