Veterani i drejtohet pushtetit: Siç i kapëm armët kundër Milosevicit, i kapim edhe kundër qeverisë

- in Lajme

Sot kanë protestuar veteranët e UÇK-së për mospërfshirjen e tyre në pagë minimale.

Disa deputetë të PDK-së ishin të pranishëm në protestë.

E njërit nga ta iu la një amanet.

Deputetit të PDK-së, Hajdar Beqes iu la një amanet nga një veteranë që ligjin e pagave të mos ta votojnë, përndryshe siç tha ai do ti kapin armët ndaj Qeverisë Kurti si kundër Millosheviq.

“Deputet, amanitin e ke prej krejt veteranëve mos e leni këtë ligj me u bo kështu, përndryshe qysh i kemi kap armët për Millosheviqin, kemi me i kap armët edhe për këtë qeveri. Sot jemi ardhë me protetstu në mënyrë paqësore e ata na kanë harru”, ka thënë veterani. /Gazetametro/